Kim Jong Un pritet ta vizitoj Rusinë

Bota

Kim Jong Un pritet ta vizitoj Rusinë

Më: 28 janar 2015 Në ora: 08:10

Kremlini ka njoftuar se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do ta vizitoj Rusinë dhe kjo do të jetë vizita e tij e parë që nga marrja e pushtetit në vitin 2011.

Agjencia koreano-veriore e lajmeve Yonhap, e ka cituar një zëdhënës të Kremlinit, të ketë thënë se Kim e ka konfirmuar pjesëmarrjen në ceremoninë që do të mbahet në Rusi, për ta shënuar përvjetorin e fitorës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në fillim të këtij muaji, Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se Koreja e Veriut ka dhënë shenja pozitive pas ftesës që ia ka bërë Putini presidentit korean, për të marrë pjesë në festimet e datës 9 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat