Obama takon Mbretin Selman

Bota

Obama takon Mbretin Selman

Më: 28 janar 2015 Në ora: 07:44

Presidenti amerikan, Barak Obama, është takuar gjatë ditës së djeshme në Riyadh me Mbretin e Arabisë Saudite, Selman.

Obama e ka ndërprerë vizitën e tij në Indi për ta vizituar gjatë ditës së djeshme Arabinë Saudite, në shenjë respekti për Mbretin Abdullah, i cili ka vdekur disa ditë më parë.

Sipas zyrtarëve, gjatë takimit të tyre, Obama dhe Mbreti Selman janë fokusuar në çështje të sigurisë, përfshirë edhe ndarjet sektare në Irak, fushatën kundër militantëve të Shtetit Islamik, situatën e pasigurtë në Jemen dhe për situatën në Siri.

Gjatë takimit me Mbretin, Obama e ka ngritur çështjen e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite po,r nuk është diskutuar për rastet specifike.

Para ndalesës së tij në Riyadh, Obama i ka thënë CNN se Uashingtoni duhet ta balancoj përkrahjen për të drejtat e njeriut në Arabinë Saudite, vend me të cilin, sipas Obamës, duhet bashkëpunuar edhe për sigurinë dhe kundër terrorizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat