Qeveria e Syriza zgjedh Rusinë dhe jo qëndrimin e Bashkimit Europian

Bota

Qeveria e Syriza zgjedh Rusinë dhe jo qëndrimin e Bashkimit Europian

Më: 27 janar 2015 Në ora: 23:36

Qeveria e radikalëve të majtë në Greqi lëshoi bombën në ditën e parë të saj në detyrë duke hedhur poshtë deklaratën e BE-së për Rusinë.

Në një njoftim të qeverisë greke, thuhet se “deklarata u lëshua pa procedurën e duhur për të marrë miratimin nga shtetet anëtare dhe veçanërisht pa siguruar mbështetjen e Greqisë”.

“Në këtë kontest, nënvizojmë se Greqia nuk e miraton deklaratën”.

Në njoftim thuhet se kryeministri i ri i vendit, Alexis Tsipras, shpreh pakënaqësinë në një telefonatë me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Rezoluta për Rusinë e publikuar të martën në mëngjes, bënte të ditur se të 28 liderët janë marrë vesh që Rusia mban përgjegjësi për një sulm me raketa në qytetin ukrainas të Mariupolit, ku u vranë 30 njerëz.

Në të ftoheshin ministrat e jashtëm të BE të merrnin në konsideratë sanksione të tjera mbi Rusinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat