Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrasjet në Zhanaozen

Bota

Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrasjet në Zhanaozen

Më: 27 janar 2015 Në ora: 19:20

Raportuesja Speciale në Kombet e Bashkuara për të drejtat dhe liritë e njeriut, thotë se nevojitet një hetim i pavarur ndërkombëtar përkitazi me ngjarjet vdekjeprurëse të vitit 2011 në Zhanaozen të Kazakistanit.

Maina Kiai gjatë një paraqitje në Astana, ka thënë sot se hetimet e tilla janë të nevojshme për rivendosjen e besimit të qytetarëve mbi qeverinë e vendit.

Kiai ka arritur në Kazakistan javën e kaluar, ndërsa gjatë këtyre ditëve është takuar me banorët e Zhanaozenit, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe sindikalistët e zyrtarët lokalë.

Në dhjetor të vitit 2011, policia kazake i ka qëlluar për vdekje së paku 16 njerëz gjatë protestës së punëtorëve të naftës në Zhanaozen.

Organizatat ndërkombëtare dhe organizatat lokale të të drejtave të njeriut e kanë dënuar sulmin ndaj protestuesve të cilët po kërkonin pagesat e rrogave të papaguara.

Disa aktivistë, policë dhe zyrtarë lokalë, janë dënuar me burgim në lidhje me ngjarjet e tri viteve më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat