Libi: Sulmi në hotel, tre të vrarë

Bota

Libi: Sulmi në hotel, tre të vrarë

Më: 27 janar 2015 Në ora: 13:53

Raportet nga Libia thonë se militantët kanë sulmuar një hotel në Tripoli, ku qëndrojnë kryesisht të huaj, duke vrarë tre roje.

Së paku tre persona të armatosur kanë sulmuar hotelin Corinthia dhe kanë hapur zjarr në hapësirën e pritjes.

Një makinë bombë ka shpërthyer po ashtu jashtë hotelit.

Sipas disa raporteve, sulmuesit kanë marrë pengje brenda ndërtesës.

Në një llogari në Twitter të militantëve të Shtetit Islamik është thënë se ata kanë sulmuar hotelin.

Ky pohim, megjithatë, nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Libia nuk është stabile që nga rrëzimi i sunduesit veteran, Muammar Qaddafi, më 2011.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat