Hollande fton Alexis Tsipras në Paris

Bota

Hollande fton Alexis Tsipras në Paris

Më: 26 janar 2015 Në ora: 19:17

Presidenti francez, Francois Hollande ftoi sot kryeministrin e ri grek, Alexis Tsipras të vizitojë Parisin. Holandë e ftoi Tsiparas gjatë një bisede telefonike, ndërsa lajmi u publikua nga zyra e shtyp e presidentit Holande.

“Franca do të jetë pranë Greqisë në këtë periudhë të rëndësishme për të ardhmen e saj që ajo t’i rikthehet stabilitetit dhe rritjes ekonomike”, bëri të ditur Holandë.

Ftesa për Tsipras vjen një ditë pasi ai fitoi zgjedhjet e parakohshme në Greqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat