Afrika kërkon veprim kundër Boko Haramit

Bota

Afrika kërkon veprim kundër Boko Haramit

Më: 26 janar 2015 Në ora: 19:05

Shtetet afrikane duhet të veprojnë shpejt dhe në mënyrë kolektive për të frenuar kërcënimin në rritje nga militantët islamistë në Nigeri, ka thënë shefi i Bashkimit Afrikan, Nkosazana Dlamini-Zuma.

Sipas tij, bastisjet ndërkufitare në Kamerun tregojnë rreziqet që paraqet Boko Harami.

Nigeria ka kundërshtuar ndërhyrjen e Bashkimt Afrikan ose të Kombeve të Bashkuara, duke thënë se ushtritë rajonale janë të afta për t’u marrë me këtë kërcënim.

Boko Haram ka nisur një kryengritje në shkallë të plotë më verilindje të Nigerisë, më 2009, në përpjekje për të krijuar një shtet islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat