Avioni grek rrëzohet në Spanjë, 10 të vdekur

Bota

Avioni grek rrëzohet në Spanjë, 10 të vdekur

Më: 26 janar 2015 Në ora: 18:15

(E plotësuar) Së paku 10 njerëz kanë vdekur nga rrëzimi i një aeroplani luftarak në një bazë ushtarake në juglindje të Spanjës.

Zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë thënë se aeroplani grek F-16, me dy ulëse, është rrëzuar mbi aeroplanë të tjerë në tokë, gjatë një trajnimi të NATO-s.

Trembëdhjetë njerëz janë plagosur po ashtu në aksidentin që ka ndodhur në bazën ajrore Los Llanos.

Sipas mediave lokale, njëri nga pilotët ka bërë një manovrim të gabuar gjatë ngritjes.

Të dy pilotët kanë vdekur.

Një avioni luftarak i Greqisë rrëzohet në Spanjë, 2 të vdekur dhe 10 të plagosur

Sipas informacioneve të dhënë nga Ministria e Mbrojtjes e Spanjës, avioni grek pak kohë pasi është ngritur në ajër ka rënë mbi avionët që gjendeshin të parkuar në bazën ushtarake.
Si pasojë e rrëzimit të avionit grek luftarak F-16, i cili ishte duke fluturuar në kuadër të NATO-s në bazën ushtarake në Los Llanos (Albacete) në juglindje të Spanjës kanë humbur jetën 2 pilotë dhe janë plagosur 10 persona të tjerë, ku 6 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të dhënë nga Ministria e Mbrojtjes e Spanjës, publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve EFE, avioni grek pak kohë pasi është ngritur në ajër ka rënë mbi avionët që gjendeshin të parkuar në bazën ushtarake. Si pasojë e aksidentit humbën jetën 2 pilotë dhe plagosen 10 persona të tjerë.

Duke pasur parasysh informacionet paraprake, avioni ka qenë nën nivelin e fluturimit dhe u përplas me një hangar, ku në rajon janë vërejtur flakët dhe tymi i ngritur. Në bazën ushtarake në fjalë përgjithësisht gjenden avionët e NATO-s dhe gjithashtu në këtë bazë gjendet një shkollë për për trajnimin e pilotëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat