Bjellorusia miraton ligj të ri për gjendjen e luftës

Bota

Bjellorusia miraton ligj të ri për gjendjen e luftës

Më: 26 janar 2015 Në ora: 18:01

Bjellorusia ka miratuar një ligj, sipas të cilit, shfaqja e forcave të huaja të armatosura në territorin e vendit, do të konsiderohet akt i agresionit, pavarësisht nëse ato janë trupa të rregullta.

Ndryshimet në ligjin për gjendjen e luftës duket se janë paralajmërimet e fundit të presidentit Alyaksandr Lukashenka për Rusinë, që të mos ia mësyjë Bjellorusisë.

Rusia ka alarmuar edhe partnerët e saj më të afërt kur ka dërguar forca, me uniforma pa shenja, në Krime, për të vendosur kontrollin mbi këtë rajon të Ukrainës.

Ajo e ka aneksuar ilegalisht Krimenë në marsin e kaluar, ndërsa trupat janë bërë të njohur si “burra të vegjël të gjelbër”.

Ndryshimet në ligjin bjellorus do të aplikohen edhe për inkursionet nga Perëndimi në Bjellorusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat