Betohet Cipras, pa kravatë deri në një marrëveshje për uljen e borxhit

Bota

Betohet Cipras, pa kravatë deri në një marrëveshje për uljen e borxhit

Më: 26 janar 2015 Në ora: 15:35

Aleksis Cipras është betuar si kryeministri i ri i Greqisë. Kreu i partisë së ekstremit të majtë, Syriza bëri betimin para presidentit në largim, Karolos Papulias.

Pas një ceremoni shumë të shkurtër, ku Cipras nuk mbante veshur kravatë, ai u drejtua për në rezidencën e qeverisë ku do të përgatitet për votëbesimin.

Cipras është shprehur se nuk do të mbajë kravatë deri sa Greqia të arrijë një marrëveshje për reduktimin e borxhit. Ai u betua se do t’i shërbejë popullit grek dhe se do të respektojë kushtetutën e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat