Mësuesit armatosën për të mbrojtur nxënësit (Video)

Bota

Mësuesit armatosën për të mbrojtur nxënësit (Video)

Më: 26 janar 2015 Në ora: 15:12

Mësuesit e shkollave në krahinën ku ndodhet qyteti Preshewar, në Pakistan, janë autorizuar të mbajnë armë me vete gjatë orës së mësimit, për të mbrojtur nxënësit e tyre në rast të ndonjë sulmi terrorist.

Ky vendim është marrë nga autoritetet e sigurisë pasi militantët talibanë muajin e kaluar ekzekutuan 152 veta në një shkollë të këtij qyteti, prej tyre 133 nxënës.

Vendimi ka shkaktuar polemika të mëdha midis mësuesve, pasi një grup i tyre heziton të mbajnë armët në brez, duke thënë se siguria e shkollave është punë për policinë.

Një mësues i Edukatës Fizike ka thënë për BBC-në se ai do të duhej që në orë të kujdesej vetëm për edukimin e nxënësve, të mbajë në dorë vetëm shkumësin, por sipas tij, situata e krijuar e ka bërë të domosdoshme bartjen në brez edhe të armëve.

Sipas autoriteteve policia nuk ka kapacitete njerëzore të ruajë secilën shkollë, nga mijëra të tilla sa janë në Preshewar, ndërkohë përveç vendosjes së kamerave të sigurisë, armatosja e mësuesve është parë edhe si një vendim që do të rrisë besimin e nxënësve dhe të prindërve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat