Kobani pranë çlirimit nga militantët e IS-it

Bota

Kobani pranë çlirimit nga militantët e IS-it

Më: 26 janar 2015 Në ora: 14:10

Forcat kurde, të mbështetura nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara, janë pranë marrjes së kontrollit të plotë të Kobanit në Siri, nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut dhe zyrtarët kurdë kanë thënë se grupi ekstremist është gati të dëbohet nga qyteti.

Kobani është bërë simbol i luftës kundër militantëve të Shtetit Islamik, të cilët, verën e kaluar, kanë marrë nën kontroll territore të mëdha në Irak dhe Siri.

Grupi militant ka humbur më shumë se 1,000 luftëtarë në përpjekje për të marrë kontrollin e Kobanit qysh më 16 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat