Rusia thotë se sanksionet e mëtejme janë shkurtpamëse

Bota

Rusia thotë se sanksionet e mëtejme janë shkurtpamëse

Më: 26 janar 2015 Në ora: 13:53

Zëdhënsi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, e ka paralajmëruar Perëndimin se vendosja e sanksioneve të mëtejme ekonomike ndaj Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë, do të ishin “absolutisht shkatërruese”

Dmitry Peskov ka folur sot pasi presidenti amerikan Barak Obama ka thënë se Uashingtoni është duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë, përveq ndërhyrjes ushtarake, për ta detyruar Rusinë që të ketë ndikim tek separatistët të cilët ditëve të fundit kanë nisur ofenzivë të re në lindje të Ukrainës.

Agjencia shtetërore e lajmeve RIA e ka cituar Peskov të ketë thënë, se kërcënimet për ta rritur presionin ekonomik janë “shkatërruese, krejtësisht të paarsyeshme dhe në fund shkurtpamëse”.

Një shantazh i tillë, sipas tij, asnjëherë nuk e ka shkatërruar dhe nuk do ta shkatërroj Rusinë dhe nuk do të ndikoj në ndryshimin e politikës së saj.

Ai tha se SHBA dhe BE-ja duhet të bëjnë presion mbi qeverinë ukrainase e cila sipas Moskës, është fajtore për përshkallëzimin e konfliktit i cili deri më tani ua ka marrë jetën më shumë se 5 mijë personave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat