Protestë në Kirgizi kundër karikaturave të Profetit Muhammad

Bota

Protestë në Kirgizi kundër karikaturave të Profetit Muhammad

Më: 26 janar 2015 Në ora: 13:42

Së paku 2 mijë e 500 njerëz kanë marrë pjesë në një protestë në qytetin Jalal-Abad të Kirgizisë, kundër publikimit të karikaturave të Profetit Muhammad nga revista satirike franceze Charlie Hebdo.

Sipas tyre, karikaturat i kanë fyer ndjenjat e besimtarëve fetarë.

Tubimi i sotëm i mbajtur në qytetin jugor të Kirgizisë, është lejuar nga autoritetet e qytetit.

Protestuesit kanë mbajtur në duar parulla në të cilat është shkuar “Unë e dua Profetin Muhammad”, “Ne jemi kundër karikaturave”, “Larg duart nga Profeti”, parulla të cilat janë shkruar në gjuhën arabe, angleze, ruse dhe uzbeke.

Protesta të ngjashme janë mbajtur kohëve të fundit edhe në kryeqytetin e Kirgizisë, Bishkek por edhe në qytetin jugor Osh.

Rreth 90 për qind popullit kirgiz që i ka rreth 5.5 milionë banorë, janë myslimanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat