Persona të armatosur bastisin televizionin e tatarëve në Krime

Bota

Persona të armatosur bastisin televizionin e tatarëve në Krime

Më: 26 janar 2015 Në ora: 11:30

Persona të armatosur e të veshur me veshje të pashënuara ushtarake, e kanë rrethuar selinë e kanalit të vetëm televiziv në gjuhën e tatarëve të Krimesë, që gjendet në gadishullin ukrainas të aneksuar nga Rusia.

Gazetarët e kanalit ATR, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, se dhjetëra persona të maskuar e kanë rrethuar zyrën që gjendet në kryeqytetin e Krimesë, Simferopol.

Aktivisti i tatarëve të Krimesë, Eskender Bariyev, ka shkruar në Facebook se bastisjet janë kryer në zyrat e televizitonit.

Korrespodenti i ART, Shevket Namatullayev, ka shkruar se përfaqësuesit e Shërbimit Feredal të Sigurisë në Rusi dhe ata nga Komiteti i Hetimit, po i marrin në pyetje zyrtarët e menaxhmentit.

Detaje të tjera nuk janë dhënë.

Aktivistët, udhëheqësit e komunitetit si dhe grupe të tjera të tatarëve në Krime, janë përballur me diskriminim, presion dhe abuzim për shkak se patën refuzuar që Krimea të aneksohet nga Rusia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat