Së paku pesëmbëdhjetë të vrarë në Egjipt

Bota

Së paku pesëmbëdhjetë të vrarë në Egjipt

Më: 26 janar 2015 Në ora: 08:45

Së paku pesëmbëdhjetë persona janë vrarë gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe policisë gjatë demonstrtave që janë mbajtur në shënim të përvjetorit të kryengritjes popullore të vitit 2011.

Sipas medive të atjeshme, në mesin e të vrarëve gjatë përleshjeve të së dielës me policinë, janë së paku nëntë civilë.

Ministria e brendshme tha se një polic është vrarë gjatë përleshjeve me protestuesit islamikë në një lagje në veri të Kajros ku gjithashtu janë vrarë disa demonstures.

Nuk është e qartë nëse polici i vrarë është në mesin e 15 viktimave që janë raportuar deri më tani.

Në Kajron qëndrore, policia me dhunë i ka shpërndarë qindra protestues që po protestonin në sheshin Tahrir, epiqendra e revoltës që e ka rrëzuar presidentin Hosni Mubarak.

Islamistët në Egjipt janë kundër sundimit të presidentit Abdel-Fatah el-Sissi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat