OBSH paraqet planet për reforma

Bota

OBSH paraqet planet për reforma

Më: 25 janar 2015 Në ora: 18:29

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paraqitur planet për reforma, duke pranuar se ka qenë shumë e ngadalshme në përgjigjen ndaj shërthimit të virusit vdekjeprurës, Ebola, në Afrikën Perëndimore.

Në një sesion urgjent në Gjenevë, drejtorja e përgjithshme, Margaret Chan, ka thënë se Ebola ka mësuar botën dhe OBSH-në se si duhet të veprojnë në të ardhmen.

Mbi 8,500 njerëz kanë vdekur qysh nga shpërthimi i virusit në muajin mars, shumica e tyre në Siera Leone, Guine dhe Liberi.

Reformat e shpallura nga OBSH-ja përfshijnë “fonde për përgjigje të shpejta ndaj shpërthimeve dhe emergjencave”.

Po ashtu do të ketë përmirësime në kooridnimin ndërkombëtar dhe mbështetje më të madhe për vendet që kanë nevojë për përgjigje të shpejta ndaj emergjencave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat