Kerry arrin në Nigeri

Bota

Kerry arrin në Nigeri

Më: 25 janar 2015 Në ora: 16:09

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Nigeri për të diskutuar për grupet ekstremiste islamike.

Kerry pritet të diskutojë me zyrtarët nigerianë për grupin militant të Boko Haramit, i cili është duke udhëhequr një fushatë të terrorit në Nigeri për vite të tëra dhe, së fundi, ka shtrirë aktivitetet e tij në vendet fqinje.

Vizita e Kerryt para zgjedhjeve presidenciale në Nigeri, më 14 shkurt, nënvizon shqetësimin në rritje të Uashingtonit për përhapjen e grupeve terroriste në gjithë rajonin.

Boko Haram është përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve me bombardime dhe për bastisje të fshatrave, ku shumica e atyre që nuk vriten, merren peng dhe shiten si skllevër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat