Poroshenko: Nuk ka alternativa përveç marrëveshjeve të nënshkruara me separatistët

Bota

Poroshenko: Nuk ka alternativa përveç marrëveshjeve të nënshkruara me separatistët

Më: 25 janar 2015 Në ora: 13:27

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko deklaroi sot se nuk ka alternativa për marrëveshjet e paqes së nënshkruar në shtator me separatistët prorusë, një ditë pas bombardimeve të zhvilluara nga rebelët kundër qytetit port të Mariupolit ku u vranë të paktën 30 civilë.

“Ukraina është përkrahëse e një zgjidhjeje paqësore të konfliktit. Ne nuk kemi alternativa për marrëveshjet e Minskut”, deklaroi Poroshenko gjatë një mbledhje të Këshillit të Sigurimit kombëtar dhe të mbrojtjes, të thërritur në urgjencë për të përgatitur një përgjigje ushtarake ndaj rebelëve.

Separatistët prorusë njoftuan dje se kanë filluar një ofensivë kundër portit strategjik të Mariupolit ku disa dhjetëra civilë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën, duke detyruar presidentin ukrainas të kërkojë një kundërpërgjigje të shpejtë të ushtrisë ndërkohë që presioni ndërkombëtarë nuk pushon së rrituri kundër Moskës, që e akuzojnë se mbështet rebelët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat