Ban dënon sulmet në Mariupol

Bota

Ban dënon sulmet në Mariupol

Më: 25 janar 2015 Në ora: 11:53

Zyra e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka dënuar ashpër sulmin me raketa në Mariupol të Ukrainës, i cili ka vrarë së paku 30 njerëz dhe ka plagosur afro 100 të tjerë.

Lideri i separatistëve pro-rusë, Aleksandr Zakharchenko, ka pranuar se forcat e tij kanë kryer sulmin e së shtunës.

Ai po ashtu ka thënë se rebelët kanë për qëllim të marrin nën kontroll më shumë territore në lindje të Ukrainës.

Ban ka dënuar tërheqjen e njëanshme të rebelëve nga armëpushimi, si dhe deklaratat e tyre provokuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat