Dy të dënuar me varje i shpëtojnë litarit në minutën e fundit

Bota

Dy të dënuar me varje i shpëtojnë litarit në minutën e fundit

Më: 24 janar 2015 Në ora: 19:29

Dy të dënuar me vdekje në Iran u shpëtuan në minutën e fundit nga ndëshkimi sepse ata u falën nga familjet e viktimave.

Sipas revistës së lajmeve “Hemsehri”, i dënuari me vdekje, Sefer Ali, i cili po vuante dënimin në burgun e qytetit iranian Sav,
shpëtohet nga familja e viktimës, ndërkohë që ekzekutimi i tij pritej të ndodhte së shpejti.
I burgosuri u shpëtua me prerje të litarit të varjes.
Nga ana tjetër, në qytetin Hestrud në provincën lindore të Azerbajxhanit, një tjetër i burgosur u shpëtua nga dënimi me vdekje, pasi atë e fali nëna e viktimës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat