BE dënon sulmin në Mariupol

Bota

BE dënon sulmin në Mariupol

Më: 24 janar 2015 Në ora: 19:19

Bashkimi Evropian ka dënuar sulmin me raketa në qytetin Mariupol të Ukrainës, i cili ka lënë të vrarë së paku 20 njerëz dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë.

Ministria e Brendshme e Ukrainës ka thënë se separatistët pro-rusë kanë qëlluar me raketa Grad një treg të populluar, duke shkaktuar edhe viktimat.

“Përshkallëzimi (i situatës) do të çojë, në mënyrë të pashmangshme, te përkeqësimi i mëtejshëm i marrëdhënieve midis BE-së dhe Rusisë”, ka thënë përmes një deklarate shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat