Lufta ndaj IS, Turqia dhe Iraku drejt aksioneve të përbashkëta

Bota

Lufta ndaj IS, Turqia dhe Iraku drejt aksioneve të përbashkëta

Më: 26 dhjetor 2014 Në ora: 00:19

Turqia dhe Iraku janë zotuar të zgjerojnë bashkëpunimin, duke ndërmarrë edhe veprimeve të përbashkëta ushtarake kundër Shtetit Islamik.
Ky ishte përfundimi i dalë nga takimi i së mërkurës në Ankara mes delegacionit irakian dhe atij turk, të kryesuar nga Kryeministrat e të dy vendeve.
“Momentalisht ne po kryejmë stërvitjen ushtarake të forcave Peshmerga në veri të Irakut. Por jemi të hapur për të mbështetur ide të reja dhe do të punojmë në këtë drejtim”, tha Dautollu në konferencën për shtyp pas bisedimeve.
Al-Abadi falenderoi Turqinë për bashkëpunimin e deritanishëm, por theksoi se vendi i tij ka nevojë për më shumë ndihmë me pajisje ushtarake, si dhe disa kërkesa të tjera të cilat ia kishte parashtruar palës turke.
“Shteti Islamik nuk përbën kërcënim vetëm për Irakun dhe Turqinë, por për të gjithë rajonin dhe botën.
Kështu që lufta ndaj këtij grupimi kërkon bashkëpunim ndërkombëtar.
Presim bashkëpunim nga të gjithë vendet fqinje”, u shpreh Al-Abadi, i cili i kërkoi gjithashtu Turqisë të ndihmojë në ndalimin e ndarjes fetare dhe sektare në Lindjen e Mesme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat