SHBA: Bllokohet zgjerimi i firmës shtetërore ruse

Bota

SHBA: Bllokohet zgjerimi i firmës shtetërore ruse

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 20:03

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara e kanë shmangur një përpjekje nga kompania shtetërore gjigante e naftës në Rusi, Rosneft, që ta shtojë praninë e saj globale duke e bllokuar përvetësimin e firmës tregtare të naftës, Morgan Stanley.

Rosneft, që udhëhiqet nga Igor Sechin, aleat shumëvjeçar i presidentit rus, Vladimir Putin, tha sot se marrëveshja ishte ndalur, pasi rregullatorët amerikanë e refuzuan këtë proces.

Morgan Stanley ka konfirmuar se marrëveshja është ndalur dhe tha se do të shqyrtoj opsione të tjera.

Vlera e marrëveshjes, që ishte arritur në dhjetor të vitit 2013, ishte ndërmjet 300 – 400 milionë dollarë. Atëherë Sechin pat thënë se do ta zgjeroj rritjen e Rosnefit në tregun ndërkombëtar të naftës.

Por, sanksionet perëndimore kundër Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës dhe rënia e çmimit të naftës,ekanë dëmtuar aftësinë e kompanisë ruse Rosneft për t’i financuar operacionet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat