Rusi: Anulohet transferi i Krimesë në Ukrainë në vitin 1954

Bota

Rusi: Anulohet transferi i Krimesë në Ukrainë në vitin 1954

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 19:04

Valentina Matviyenko, kryesuese e Këshillit të Federatës së Rusisë, që është Dhoma e Epërme e Parlamentit të Rusisë, tha se po përpilohet legjislacioni me të cilin do të anulohet transferi i Krimesë nga Bashkimi Sovjetik në Ukrainë, në vitin 1954, si “juridikisht i pavlefshëm dhe joobligativ”.

Këtë deklaratë ajo e bëri në mbledhjen e sotme të ligjëvënësve ruë nga të dy dhomat e Parlamentit të Rusisë, në të cilën merrte pjesë edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Rusia e ka aneksuar Krimenë nga Ukraina në muajin mars të këtin viti, pasi i ka vendosur trupat në gjithë gadishullin dhe e ka mbajtur një referendum të pavarësisë, i cili është dënuar në gjithë botën si shkelje e ligjeve të Ukrainës dhe së drejtës ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat