Kamioni “futet” në trotuar, shkel për vdekje gjashtë persona

Bota

Kamioni “futet” në trotuar, shkel për vdekje gjashtë persona

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 17:48

Gjashtë veta supozohet të kenë vdekur pasi një kamion mbeturinash është “futur” në një trotuar të mbushur me njerëz në qendër të qytetit Glasgow. Pas kësaj, kamioni u përplas në një mur.

Dëshmitarët thonë se kamioni ishte jashtë kontrollit dhe u fut në sheshin George ku u përplasë për veturat në hyrje të Queen Street Station, të qytetit skocez.

Zona ishte e mbushur me blerës të Krishtlindjeve dhe shërbimet emergjente e kanë quajtur aksidentin si serioz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat