Koreja e Veriut kërcënon: Do ta sulmojmë Shtëpinë e Bardhë dhe Pentagonin

Bota

Koreja e Veriut kërcënon: Do ta sulmojmë Shtëpinë e Bardhë dhe Pentagonin

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 17:42

Koreja e Veriut kërcënon se do të sulmojë pikat strategjike në SHBA, në shenj hakmarrje, për shkak se Washingtoni po e fajëson këtë vend komunist për sulmin kibernetik në kompaninë e filmave “Sony Pictures”. "Çfarëdo dënimi që do të ndërmarrë SHBA-ja do t’i sjell dëm shumë fish më të madh”, porosisin nga Koreja e Veriut.

Të dielën në mbrëmje, Komisioni për Mbrotje Nacional i Koresë së Veriut, ka bërë të ditur se presidenti amerikan, Barack Obama, nuk është treguar i kujdesshëm duke thënë se prapa sulmit kibernetik qëndron Koreja e Veriut. “Sony” e ka tërhequr filmin e kontestuar “Intervista”, në të cilin paraqitet atentati ndaj presidentit koran Kim Jong-un, për shkak të kërcënimeve me sulme terroriste ndaj kinemave që do ta shfaqnin këtë film.

Koreja e Veriut ka porositur se si ushtria e saj, prej 1,2 milionë ushtarësh është e gatshme për porositur se si ushtria e saj, prej 1,2 milionë ushtarësh është e gatshme për çdo formë të luftës kundër SHBA-ve.

“Kundërsulmi ynë më i fuqishëm do të ndërmerret guximshëm kundër Shtëpisë së Bardhë, Pentagonit dhe tërë territorit të SHBA-vë, fundin e humnerës së terrorizmit, që do ta tejkalojë larg ‘sulmin simetrik’ të cilin e përmend Obama”, thuhet në njoftimin e transmetuar nga agjencia zyrtare KCNA.

Analistët janë të bindur se Koreja e Veriut ka kapacitet të sulme kibernetike ndaj çdo organizate botërore, duke pasur parasysh se ish-ministri i Mbrojtjes së këtij shteti, Kim Kwan-jin, vitin e kaluar ka deklaruar se kanë njësi elite prej 3 mijë ekspertësh për sulme kibernetike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat