K. Jugore: Sulm kibernetik kundër operatorit atomik

Bota

K. Jugore: Sulm kibernetik kundër operatorit atomik

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 17:10

Sistemi kompjuterik i operatorit të centraleve atomike të Koresë Jugore është sulmuar nga hakerët.

Por, Ministria e energjisë e këtij vendi tha se janë humbur vetëm të dhënat jokritike dhe se autoritetet janë të vetëdijshme se 23 centralet atomike, mund ta bllokojnë çdo infiltrim nga hakerët, që do ta rrezikonin sigurinë e reaktorëve.

Këto sulme u bënë në periudhën e shqetësimeve se Koreja Veriore ka mundur të ndërmarrë sulme kibernetike kundër caqeve industriale dhe shoqërore, pas akuzave nga Shtetet e Bashkuara, se Pheniani ishte përgjegjës për sulmin masiv kibernetik kundër kompanisë Sony Pictures.

Formalisht, të dy Koretë ende janë në gjendje lufte njëra me tjetrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat