Çeçeni: Aktivistët thonë se është shkatërruar edhe një shtëpi

Bota

Çeçeni: Aktivistët thonë se është shkatërruar edhe një shtëpi

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 13:23

Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se së paku një shtëpi është shkatërruar në rajonin rus të Çeçenisë, përkundër thirrjes së presidentit, Vladimir Putin, që të mos ndërmerren masa represive jashtëgjyqësore.

Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, që mbështetet nga qeveria e Rusisë, është kritikuar nga grupet për të drejtat e njeriut, për shkak të deklaratës së tij më 4 dhjetor se të afërmit e militantëve përgjegjës për një sulm vdekjeprurës, do të dëbohen nga Çeçenia dhe shtëpitë e tyre do të shkatërrohen.

Pas kësaj deklarate, menjëherë janë shkatërruar disa shtëpi.

Në konferencën e tij vjetore për gazetarë, zoti Putin tha se reagimi “emocional” i Kadyrovit është i kuptueshëm, por askush nuk ka të drejtë të caktoj dënime pa vendim gjyqësor.

E përditshmja ruse, Novaya Gazeta ka raportuar më 19 dhjetor, se një shëtpi në fshatin Koshkeldy ishte rrafshuar për tokë, një natë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat