OSBE: Zgjedhjet në Uzbekistan me mangësi

Bota

OSBE: Zgjedhjet në Uzbekistan me mangësi

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 13:06

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) thotë se zgjedhjeve të djeshme parlamentare në Uzbekistan u ka munguar gara e vërtetë elektorale.

Në kumtesën e sotme, misioni i kufizuar i Zyrës së OPSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR), tha se liria e shprehjes dhe e tubimit janë madhore për mbajtje të zgjedhjeve të lira dhe korrekte.

Mëtutje, shefi i misionit të OSBE-së, Daan Everts, tha se zgjedhjet e djeshme “ishin të administruara në mënyrë kompetente, por u ka munguar gara dhe debati i mirëfilltë zgjedhor” dhe ka shtuar se “më tepër hapa gjithpërfshirës duhet të ndërmerren për tu mundësuar votuesve zgjidhje reale zgjedhore”.

Të katër partitë që kanë marrë pjesë në zgjedhje e mbështesin presidentin aktual, Islam Karimov.

Opozita e Uzbekistanit, pjesa më e madhe e së cilës është në ekzil, kishte bërë thirrje për bojkotim të votimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat