Kina e gatshme të ndihmojë Rusinë

Bota

Kina e gatshme të ndihmojë Rusinë

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 10:32

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, ka thënë se Pekini është i gatshëm të ndihmojë Rusinë për të tejkaluar problemet ekonomike.

Rubla ruse ka humbur rreth 45 për qind të vlerës kundrejt dollarit amerikan këtë vit.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka refuzuar ta cilësojë këtë si krizë dhe ka thënë se monedha do të rritet përsëri.

“Nëse Rusia ka nevojë, ne do të ofrojmë ndihmën e nevojshme, në kuadër të kapaciteteve tona”, ka thënë Wang, duke shtuar se “dy vendet kanë ndihmuar vazhdimisht njëri-tjetrin”.

Wang ka thënë po ashtu se Rusia ka aftësi për të dalë vetë nga kriza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat