Lukashenka premton ndihmë për Ukrainën

Bota

Lukashenka premton ndihmë për Ukrainën

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 08:49

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, është zotuar se do të ndihmojë Ukrainën, e cila është në luftë me separatistët pro-rusë në lindje.

Lukashenka ka takuar të dielën në Kiev presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

“Dua që çdo gjë në Ukrainë të jetë mirë. Nëse është e nevojshme diçka nga Bjellorusia, ne do të bëjmë gjithçka”, citohet të ketë thënë Lukashenka.

Minsku ka qenë nikoqir i bisedimeve në muajin shtator, të cilat kanë çuar në marrëveshje për armëpushim në lindje të Ukrainës.

Analistët thonë se Lukashenka mund të frikësohet nga përsëritja e protestave të Ukrainës edhe në vendin e tij.

Ato protesta kanë çuar në rrëzimin e ish-presidentit të Ukrainës,Viktor Yanukovych, i cili ka qenë aleat i Moskës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat