Pakistani dënon me varje 4 terroristë

Bota

Pakistani dënon me varje 4 terroristë

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 22:27

Pas sulmit të talebanëve në shkollën ushtarake në Peshaver të Pakistanit ku u vranë rreth 150 nxënës, ky shtet ka risjellë vendimin me vdekje pas pezullimit të përkohshëm të tij.
Sipas një informacioni nga një punonjës i Ministrisë Brendshme identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur thuhet se 4 personave të cilët akuzohen për një atentat ndaj ish Presidentit të vendit Perez Müsherref, nuk do t’u falet jeta.
Ihlas Ahmed, Gulam Server, Rashit Mahmud dhe Zybejr Ahmed ishin dënuar me varje për atentat ndaj ish Presidentit të vendit Pervez Müsherref.
Pask kërkesës për falje Presidenti i Pakistanit Memnyn Hysejin kishte kundërshtuar duke i hapur rrugë kështu varjes së tyre.
Akil Ahmet dhe Ershed Meherbad u varën të premten me akuzën e sulmit ndaj Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë pakistaneze dhe Pervez Müsherref-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat