Franca në dilemë me dy anijet ruse

Bota

Franca në dilemë me dy anijet ruse

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 18:51

Franca ende nuk ia ka dorëzuar dy anije luftarake, që Rusia i ka porositur dhe paguar, andaj rusët tash kërkojnë anijet ose paratë.
“Sevastopol” dhe “Vladivostok”, dy anije lufte që Rusia i kishte porositur nga Franca, janë bërë objekt i dilemave të mëdha në Francë.

Rusia i ka porositur anijet nga kompania STX France në Saint-Nazair. Për arsye të thellimit të krizës së shkaktuar me aneksimin e Krimesë dhe intervenimin ushtarak rus në lindje të Ukrainës, si dhe sanksioneve të Perëndimit që pasuan, francezët ende nuk janë të sigurt nëse do t’ia liferojnë Rusisë ato dy anije të luftës, transmeton lajmi.net.

Me dilemën a t’i mbetet luajale NATO-s, pjesë e së cilës është, dhe gjobës eventuale për arsye të mos dërgimit të anijeve, Franca është duke e shtyrë vendimin dhe tashmë ka shkelur afatin e parë të liferimit.

Zv/ministri rus i Mbrojtjes, Jurij Borisov ka deklaruar se Rusia me ëndje do të pranonte prapa paratë që i ka paguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat