“ISIS dëshiron ta pushtojë botën, ndërsa po planifikon gjenocidin më të madh fetar në histori”

Bota

“ISIS dëshiron ta pushtojë botën, ndërsa po planifikon gjenocidin më të madh fetar në histori”

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 18:49

"Shteti Islam është shumë më i fortë dhe më i rrezikshëm seç mendon Perëndimi mendon", paralajmëron Jürgen Todenhöfer, gazetar i mirënjohur gjerman, që është i pari gazetar perëndimor të cilit i lejohet të hyrja në territorin e Shtetit Islam, shkruan The Independent.

Në një intervistë me mediat ai zbuloi se me liderët e Shtetit Islamik kishte negociuar për muaj të tërë dhe se në Mosul - qyteti më i madh nën kontrollin e ISIS-it - arriti nëpërmjet Turqisë.

"ISIS është shumë më i fortë sesa mendojmë. Territori i Shtetit Islam është më i madh se Britania e Madhe, ndërsa mbështetet me entuziazmin që nuk e kam parë në asnjë zonë lufte në botë. Çdo ditë në IS shkojnë qindra vullnetarëve të rinj nga e gjithë bota", tha Todenhöfer.

Ai thotë se ka mundur të lëvizte në mesin e luftëtarëve që janë të pajisur me armë moderne e që gjumin e bëjnë në objektet gjysmë të shkatërruara. E të tilla objektet janë pesëmijë. Gazetari gjerman thotë se Perëndimi nuk mundet ta shkatërrojë IS-in vetëm me sulmet nga ajri.

Ai shton se Shteti Islam mundohet të funksionojë si shtet, se ka kujdes social, shkollim dhe se edhe për femrat mundohen që t’ju sigurohet edukimi.

Ajo që thotë se duhet të frikësojë botën më së shumti është se radikalët islamikë besojnë se të gjitha fetë që përkrahin demokracinë si model shoqëror duhet të zhduken.

“Luftëtarët e ISIS-it thonë se ata duan ta pushtojnë botën dhe se të gjithë ata që nuk do ta besojnë interpretimin e tyre të Kuranit do të vriten. Vetëm të krishterët dhe hebrenjtë mund të kursehen. Ky është 'gjenocid më i madh fetar’ që dikush ka planifikuar ndonjëherë në histori”, ka thënë gazetari gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat