Bjellorusi: Bllokohen faqet e mediave të pavarura në Internet

Bota

Bjellorusi: Bllokohen faqet e mediave të pavarura në Internet

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 18:12

Disa faqe të pavarura të lajmeve në Internet janë bllokuar në Bjellorusi, ku qeveria ushtron kontroll të ashpër të lajmeve në media.

Agjencia private e lajmeve BelaPAN ka kumtuar se “vendimi për t’i bllokuar adresat IP mund të bëhet vetëm nga autoritetet”.

Por, nuk ka pasur deklaratë zyrtare qeveritare se kush është përgjegjës për bllokadën, e cila ka filluar sot.

Pos faqes BelaPAN janë bllokuar edhe lajmet në Solidarnost. Po ashtu, është bllokuar edhe faqja në Internet e organizatës për të drejtat e njeriut, Khartiya-97.

Javën e kaluar, Parlamenti i Bjellorusisë e ka miratuar legjislacionin me të cilin faqet në Internet janë shpallur si formë e mediave masive dhe, rrjedhimisht, janë subjekt i mbylljes nga ana e qeverisë.

Megjithatë, ky legjislacion hynë në fuqi vitin e ardhshëm, para zgjedhjeve presidenciale, të parapara për nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat