Ai ishte peng i ISIS, kjo e tradhtonte

Bota

Ai ishte peng i ISIS, kjo e tradhtonte

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 15:04

E veja e Alan Henning të cilit ju pre koka nga xhihadistët e Shtetit Islamik ishte në një marrëdhënie me kunatin e saj ndërkohë që burri i saj mbahej peng.

Alan u vra nga terroristët islamikë në muajin tetor duke ju prerë koka.

47-vjeçari ishte në Siri duke shpërndarë ndihma për fëmijët në nevojë kur u kap dhe u vra nga ISIS.

Ndërkohë gruaja e tij Barbara po kalonte një aferë dashurore me kunatin e saj.

Ajo jetonte me kunatin e Alan që prej janarit të 2014, një muaj pasi bashkëshorti i saj u nis në Siri si vullnetar.

Ka qenë e motra e Alan, ajo që ka rrëfyer ngjarjen duke thënë se i ka mbetur peng që nuk i tregoi të vëllait për tradhtinë e së shoqes dhe se ende po e torturon ky mendim.

Burri i motrës së Alan dhe gruaja e tij u përfshinë në një marrëdhënie dhe sapo Alan u nis për në Siri ata nisën të jetonin bashkë.

Alan Henning-ut ju pre koka nga Xhoni xhihadisti, kasapët e Shtetit Islamik në 3 tetor 2014.

Ndërkaq gruaja e të ndjerit tha se lidhja e tyre kishte nisur përpara se i shoqi të nisej në Siri dhe ata që duhet t’a merrnin vesh e morën, pa përcaktuar nëse i shoqi ishte në dijeni apo jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat