A. Saudite: Janë vrarë katër të dyshuar për terror

Bota

A. Saudite: Janë vrarë katër të dyshuar për terror

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 17:09

Ministria e brendshme e Arabisë Saudite thotë se policia i ka vrarë katër “terroristë”, në një fshat shiit, gjatë operacionit për arrestimin e njerëzve, që e kishin vrarë një ushtar para tri javësh.

Një zëdhënës i kësaj ministrie tha se nga të shtënat e sotme në Adamija, është plagosur një polic.

Në këtë fshat ka pasur përleshje ndërmjeet forcave të sigurisë të Arabisë Saudite, që dominohet nga sunitët, dhe protestuesve nga pakica shiite.

Në muajin shkurt të këtij viti, nga luftimet ishin vrarë dy policë dhe dy personna të dyshuar. Prej atëherë, pothuajse rregullisht, ka pasur të shtëna.

Pjesa më e madhe e shiitëve të Arabisë Saudite jetojnë në pjesën lindore, që është e pasur me naftë, por shumë prej tyre anklohen se janë të margjinalizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat