Pakistan, ushtria vret 58 militantë

Bota

Pakistan, ushtria vret 58 militantë

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 22:02

Zyrtarët në Pakistan thonë se forcat tokësore kanë vrarë 58 militantë, disa ditë pas sulmit të talebanëve në një shkollë në Peshawar, ku u vranë 149 vetë, shumica e tyre fëmijë.

Ndërsa Pakistani po mban sot një ditë të tretë zie kombëtare lidhur me këtë incident, trupat kryen dy sulme, një në kufirin me Afganistanin dhe një tjetër në provincën e Baluçistanit.

Masakra e së martës në shkollën e Peshawarit e tronditi thellë botën dhe e nxiti kryeministrin Nawaz Sharif ta heqë një moratorium për dënimin me vdekje.

Dje kreu i ushtrisë pakistaneze nënshkroi urdhërin për dënimin me vdekje të gjashtë “terroriatëve të rrezikshëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat