Afganistan: Viti 2014, 3 mijë e 188 civilë të vrarë

Bota

Afganistan: Viti 2014, 3 mijë e 188 civilë të vrarë

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 20:33

Së paku 3 mijë e 188 civilë afganë janë vrarë gjatë vitit 2014, si rezultat i intensifikimit të luftës në mes të talebanëve dhe ushtrisë afgane.

Sipas Komeve të Bashkuara, kjo shifër e civilëve të vrarë, është një tregues që përfundimi i luftës në Afganistan, është larg.

“Situata për civilët në Afganistan po bëhet gjithnjë e më e tmerrshme”, ka thënë drejtori për të drejtat e njeriut në misionin e OKB-së në Kabul, Georgette Gagnon.

Deri më 30 nëntor, sipas tij, janë regjistruar 3 mijë e 188 të vrarë dhe 6 mijë e 429 civilë të plagosur.

Numri i vrasjeve të sivjeme, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është 19 për qind më i madh.

Një numër më i vogël i civilëve të vrarë në Afganistan, ishte shënuar në vitin 2011, ku kishte pasur 3 mijë e 133 civilë të vrarë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat