Rusia e fton për vizitë presidentin Kim Jong Un

Bota

Rusia e fton për vizitë presidentin Kim Jong Un

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 17:00

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka ftuar presidentin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, që gjatë pranverës së ardhshme, ta vizitoj Rusinë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka njoftuar se Kim është ftuar që të marrë pjesë në 70 vjetorin e disfatës së Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Udhëtimi në Rusi do të jetë vizita e parë në një vend të huaj, për presidentin Kim i cili është emëruar në këtë pozitë në vitin 2011.

Ftesa vjen në kohën kur janë përafruar lidhjet në mes të Moskës dhe klientit të saj të epokës sovjetike.

Rusia po bën përpjekje që të rris ndikimin e saj në Azi, duke eksporuar gaz përmes Koresë së Veriut.

Kim e ka dërguar gjatë nëntorit një të dërguar të posaçëm të Koresë Veriore në Moskë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat