Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka hedhur poshtë akuzat e Perëndimit se Moska bën përpjkeje të rrisë varësinë e Serbisë nga Rusia dhe ta largojë atë nga Bashkimi Evropian.
Lavrov i ka bërë këto komente në Moskë, gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq.
Lavrov ka thënë se akuzat e Perëndimit janë “zhargon neokolonial”.
Këtë muaj, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje në çështjet e shteteve evropiane, që kërkojnë lidhje më të afërta me BE-në.
Lavrov ka thënë se ka biseduar me Daçiqin për projektin e gazit Rrjedha e Jugut, i cili është dashur të kalojë nëpër Serbi, porse është anuluar nga Rusia.
Lavrov ka premtuar se çdo vendim i Rusisë për rrugë të reja të gazit do të marrë parasysh interesat e Serbisë.