“Organizatori” i sulmeve në Mumbai mbetet në burg

Bota

“Organizatori” i sulmeve në Mumbai mbetet në burg

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 11:43

Prokurorët qeveritarë në Pakistan kanë thënë se do të apelojnë vendimin e një gjykate në Islamabad, për lirimin me kusht të personit të akuzuar për organizimin e sulmeve terroriste në Mumbai të Indisë, më 2008.

Prokurorët do të kërkojnë nga Gjykata e Lartë në Islamabad më 22 dhjetor që të tërheqë marrëveshjen me kusht për Zaki-ur-Rehman Lakhvin.

Lakhvi, i cili besohet se është anëtari udhëheqës i grupit militant pakistanez Lashkar-e-Taiba, është njëri nga shtatë personat e akuzuar për planifikimin e sulmeve në Mumbai, të cilat kanë lënë 166 njerëz të vrarë.

Sipas vendimit të gjykatës më 18 dhjetor, Lakhvi do të lirohet pas pagesës së kushtit prej 5 mijë dollarësh.

Por, ai tani do të mbetet në burg në pritje të procesit të apelit.

Vendimi për lirimin me kusht ka ardhur dy ditë pas vrasjes së 148 njerëzve, shumica nga ta fëmijë, gjatë një sulmi të talibanëve në një shkollë të Peshauarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat