Putin i dashuruar? Presidenti rus flet hapur në konferencën për shtyp (VIDEO)

Bota

Putin i dashuruar? Presidenti rus flet hapur në konferencën për shtyp (VIDEO)

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 09:31

Gjatë një konference për shtyp, presidenti rus Vladimir Putin ka folur për jetën e tij sentimentale pasi u pyet nëse është i dashuruar. Putin u pyet nga gazetari nëse kishte kohë për jetën e tij personale gjatë kësaj kohe kur është angazhuar ushtarakisht në Ukrainë dhe në gjendjen e dobët ekonomike.

Por, pavarësisht se rubla ruse po kalon një kohë të vështirë, Putin po jeton një periudhë të artë. Ai thotë se është i dashuruar me gjimnasten Alina Kabayeva.

Beqari 62-vjeçar iu përgjigj gazetarit se “gjithçka ishte për bukuri”. Ai nuk e përmendi emrin e të dashurës, por prej shumë kohësh është spekuluar se ajo është 31-vjeçarja Alina Kabayeva.

“Dua të pyes për diçka tjetër... A keni ju z. Presidentin kohë për jetë personale?”, pyeti gazetarja Elena Yevtyakova me gjysmë zëri dhe me drojë gjatë konferencës që zgjati tri orë.

Putin u përgjigj duke iu referuar bisedës që kishte pasur me një evropian të njohur, i cili e kishte pyetur nëse dashuronte dikë apo nëse ishte i dashuruar nga dikush.

Putin i është përgjigjur po për të dy rastet. Ai foli për një marrëdhënie të shëndoshë me ish-gruan, Lyudmila Putina dhe dy fëmijët Mariya dhe Yekaterina.

Putin dhe Lyudmila bërë publike ndarjen pas 30 vite martesë nj vit më parë. Divorci u finalizua në prill. Prej vitit 2008, është folur për një marrëdhënie mes Kabayeva dhe Putin. Lajmi u publikua nga korrespondenti i gazetës “Moskovsky”, i cili u zhduk. Ndërsa gazeta në mënyrë misterioze u mbyll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat