BE miraton plan të ri investimesh

Bota

BE miraton plan të ri investimesh

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 08:57

Liderët e Bashkimit Evropian, gjatë samitit në Bruksel, kanë miratuar një program të ri të investimeve, me qëllim rritjen ekonomike.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me marrëveshjen për planet ekonomike.

Fondi, i quajtur Fondi Evropian për Investime Strategjike, do të lansohet vitin e ardhshëm, me 21 miliardë euro para të BE-së.

Ai ka për qëllim të tërheqë 15 herë më shumë kapital privat për financimin e projekteve në energji dhe infrastrukturë të transportit, si dhe në arsim dhe hulumtime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat