Liderë të lartë të IS-it vriten në Irak

Bota

Liderë të lartë të IS-it vriten në Irak

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 08:37

Pentagoni ka bërë të ditur se sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve të tyre kanë vrarë disa udhëheqës të nivelit të lartë dhe të mesëm të Shtetit Islamik.

Zëdhënësi John Kirby ka thënë se Uashingtoni beson se humbjet e këtyre liderëve kanë “degraduar” aftësinë e Shtetit Islamik “për të komanduar dhe kontrolluar operacionet aktuale kundër forcave irakiane të sigurisë”.

Në anën tjetër, forcat kurde të sigurisë kanë thënë se kanë rimarrë kontrollin e disa fshatrave në Malin Sinjar, ku mijëra Yazidis dhe irakianë të tjerë kanë qenë të bllokuar qysh në muajin gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat