Sulme në Jemen, vriten 7 njerëz

Bota

Sulme në Jemen, vriten 7 njerëz

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 21:33

Sulmues vetëvrasës kanë shpërthyer dy bomba në qytetin port të Jemenit, Hodeida, duke vrarë së paku shtatë njerëz.

Bomba e parë ka shpërthyer pranë selisë së milicisë shiite, e njohur si Ansarullah, e cila ka marrë kontrollin e qytetit në fund të shtatorit.

Ndërsa, shpërthimi i dytë ka ndodhur pranë Universitetit Hodeida.

Një llogari në Twitter, e cila besohet se i përket Ansar al-Sharias, një grup militant sunit që ka lidhje me Al Kaidën, ka pasur një mesazh, me të cilin është marrë përgjegjësia për sulmet në Hodeida.

Situta në Jemen është përkeqësuar rëndë prejse luftëtarët shiitë Houthi kanë marrë kontrollin e kryeqytetit Sana në muajin shtator dhe kanë detyruar qeverinë të japë dorëheqje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat