"Samaras, i rrezikshëm për vendin"

Bota

"Samaras, i rrezikshëm për vendin"

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 17:43

Kryetari i partisë së majtë radikale greke, SYRIZA, Aleksis Cipras (Alexis Tsipras) e ka quajtur "të rrezikshëm për vendin" kryeministrin grek, Antonis Samaras, në një mbledhje të jashtëzakonshme të sekretariatit të partisë.

“Samaras është i aftë të inskenojë madje edhe një tërheqje masive të depozitave bankare me një largim artificial kapitalesh, me qëllim që të bëjë të besueshëm argumentin e frikës”, deklaroi Cipras. Gjatë takimit, ai iu referua sulmeve që bëhen ndaj SYRIZA-s dhe vuri në dukje se çdo manipulim "do t’iu kthehet në bumerang".

Cipras shtoi se qeveria dhe trojka po manipulojnë terrorizimin e deputetëve për të kapërcyer pengesën e zgjedhjeve presidenciale. Parlamenti grek dështoi dje në raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, Stavro Dimas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat