Merkel: Sanksionet kundër Rusisë, të pashmangshme

Bota

Merkel: Sanksionet kundër Rusisë, të pashmangshme

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 14:20

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se sanksionet kundër Rusisë mbeten të pashmangshme, për aq kohë sa Moska nuk respekton sovranitetin e Ukrainës.

Ajo i ka bërë këto komente në fjalimin e saj vjetor para Parlamentit gjerman.

Merkel ka përsëritur se nuk ka zgjidhje ushtarake për krizën në Ukrainë.

“Qëllimi është dhe mbetet: siguria evropiane së bashku me Rusinë, jo kundër Rusisë. Derisa nuk arrihet ky qëllim, sanksionet mbeten të pashnangshme”, ka thënë Merkel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat