Kina mbështet afrimin historik SHBA-Kubë

Bota

Kina mbështet afrimin historik SHBA-Kubë

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 10:49

ekini deklaroi sot se përshëndeste dhe mbështeste afrimin historik SHBA-Kubë dhe i kërkoi Uashingtonit që të hiqte sa më shpejt të ishte e mundur embargon e vendosur prej më shumë se gjysmë shekulli ndaj ishullit komunist.

“Kina përshëndet dhe mbështet normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe SHBA-Kubë”, deklaroi Qin Gang, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.

“Ne shpresojmë se Uashingtoni do të heqë sa më shpejt të jetë e mundur embargon e vendosur ndaj Kubës”, shtoi ai.

SHBA-ja do të fillojë një afrim historik me Kubën veçanërisht në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me regjimin komunist dhe lehtësimin e sanksioneve të vendosura që në vitin 1962, deklaroi dje një zyrtar i lartë amerikan.

Ndërkohë, burime që përputhen thanë se ish-lideri kuban, Fidel Castro nuk u përfshi në këto bisedime.

”Papa Françesku ka luajtur një rol kyç në afrimin mes dy vendeve”, theksoi zyrtari amerikan.

SHBA dhe Kuba, që ndahen nga Ngushtica e Floridas, 150 kilometra e gjerë, nuk kanë marrëdhënie diplomatike që nga viti 1961. Obama i ka kërkuar sekretarit të Shtetit, John Kerry të fillojë menjëherë bisedimet për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. SHBA njoftoi hapjen e një ambasade në Havanë ”gjatë muajve të ardhshëm”.

Po dje, Kuba liroi 53 të burgosur politikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat